Tiranë | Rama i uron jetë të gjatë kryeministrit “që të shohë si qeveriset vendi”

“Dëshiroj t`ia uroj ditëlindjen sepse besoj që duhet ta ketë jetën e gjatë, për të parë dhe kuptuar jo vetëm sesa dëm i ka bërë në këto vite vendit, por edhe për të parë sesa e mundur është Shqipëria evropiane që ai po ua mohon shqiptarëve prej vitesh” tha Rama. Rama ironizoi edhe deklaratat e sotme të Kryeministrit Berisha për dëshirën e tij për një mandat të tretë. “Kur një i parë qeveria shpall zotin pjesëtarë të koalicionit, ose tallet në mënyrë përbuzëse me popullin e tij ose i ka thënë mendjes, ose mendja atij tungjatjeta. Unë bëra një tëitt, e shtrova si pyetje, është e para apo e dyta. Të dyja bashkë ishin përgjigjet”- theksoi ai. Për këto deklarata kryesocialisti Edi Rama shfrytëzoi takimin e Forumit të Gruas Socialiste të Tiranës, nga ku ftoi gratë e vajzat të bëhen pjesë e skuadrës që në 2013 do të fitojnë zgjedhjet jo për të ndryshuar qeverinë por për të ndryshuar jetën e cdo shqiptari. “Nuk është e lehtë të jesh grua apo vajzë në Shqipëri dhe të merresh me politikën. Burrat fakeqësisht me përjashtime kanë mbetur aty ku i pat lënë ai që pat thënë…. burrat nën hije lozin kuvendojnë pika që s`iu bie se nga gratë rrojnë…Duke qëndruar nën hije dhe duke lozur me fatet e këtij vendit, burrat kanë marrë përgjegjësinë e lënies së Shqipërisë këtu ku jemi. Ndaj unë jam i idesë të përfshijmë sa më shumë gra dhe vajza dhe ti nxjerrin burrat nga hija ku kuvendojnë dhe të bëjnë të mundur Rilindjen Shqiptare”- u shpreh Rama. Me ardhjen e socialistëve në pushtet Rama tha se do ti jepet fund monopoleve, do ti jepet frymëmarrje biznesit përmes taksës progresive si dhe do të kthehet ligji për importin e mbetjeve.  

Advertisement