Tiranë – Rama, hapja e kutive kusht për tryezën e bisedimeve

Rama theksoi se PS po përgatitet edhe për dialog edhe për protesta. “Partia Socialiste nuk kërkon përmbysjen e rezultatit në tavolinë por transparencën për të nxjerrë në sytë e shqiptarëve çfarë ka në kutitë, vota, lista zgjedhësish etj”, tha Rama duke këmbëngulur se “nuk bëhet fjalë për ndryshimin e qeverisë por i sistemit elektoral”. Rama ilustroi me një shembull sipas tij se në një fshat, emri i të cilit nuk u përmend prej tij, janë deklaruar 500 vota kur as gjysma nuk kanë marrë pjesë në votim. Këtu Rama tha se me evidentimin e këtyre shkeljeve, pas hetimit parlamentar të kutive të votimit, fjala i kalon drejtësisë.

Advertisement