Tiranë – Rama, gati për protesta për rritjen e cmimit të energjisë elektrike

Një thirrje të tillë ua ka drejtuar gjithë qytetarëve gjatë një konference për shtyp, kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, sipas të cilit, është e pafalshme situata e rëndë ekonomike në të cilën qeveria Berisha ka futur qytetarët e saj. “Qeveria hesht para rritjes së energjisë edhe pse ka 25 % të kompanisë së energjisë elektrike, OSSH”, tha në fjalën e tij kreu i selisë rozë. Më pas ai shtoi se ky është një akt skandaloz i qeverisë që ka vjedhur zgjedhjet e 28 qershorit. “Ne nuk kemi ndërmend ta paguajmë koston e manipulimit të zgjedhjeve, me atë të rritjes së çmimit te energjisë apo të çmimeve. Prandaj, çdo shqiptar që nuk e duron dot këtë të bëhet gati për protesta dhe vetëm për protesta”, ka përfunduar deklaratën e tij kryesocialisti Rama.

Advertisement