Tiranë | Rama-Fule diskutojnë për fatin europian të Shqipërisë

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, gjatë takimit që zhvilloi sot në selinë rozë me eurokomisionerin për zgjerim Stefan Fyle, ka paraqitur propozime konkrete, të cilat garantojnë lirinë dhe ndershmërinë e zgjedhjeve si dhe sigurinë që, pas 23 qershorit Shqipëria të jetë e çliruar nga pengesat e mëparshme”. Kështu bën të ditur zyra e shtypit e Partisë Socialiste, me anë të një komunikate, pas përfundimit të takimit Rama-Fyle. Gjithashtu, në deklaratë thuhet se, “Rama dhe Fyle folën për fatin europian të Shqipërisë para dhe pas zgjedhjeve, ku komsioneri adresoi disa çështje kyç për funksionimin e shtetit dhe për çfarë duhet bërë konkretisht që zgjedhjet të mos preken si në të shkuarën. Të dy palët dëgjuan, me shqetësim për gjendjen e demokracisë dhe shtetit të së drejtës në vigjilje të zgjedhjeve parlamentare”, thuhet në përfundim të kësaj komunikate për shtyp të PS-së.

Advertisement