Tiranë | Rama: ekonomia e mbërthyer nga evazioni dhe korrupsioni

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama i cilësoi si të pavërteta shifrat e paraqitura nga Kryeministri për rritje të nivelit ekonomik. Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar socialist, Rama u përqëndrua në ekonominë e vendit dhe arsyet, që sipas tij kanë çuar në rrënimin e saj. “Shifrat që publikon Kryeministri, nuk përkojnë aspak me realitetin, ku gjendet ekonomia shqiptare, të cilën e ka mbërthyer evazioni fiskal dhe kthetrat e korrupsionit”, tha Rama. “Kjo gjëndje është më shumë se recesion apo krizë ciklike. Kjo është pasqyra e shterimit të një modeli ekonomik zhvillimi, e sigurisht përkon me dallgët e një krize ekonomike më të madhe se territori i Shqipërisë”, theksoi ai. Më pas ai konsideroi si emergjente ndërhyrjen për një frenim të ekonomisë drejt rrënimit të metejshëm, fillimisht nëpërmjet heqjes së taksës së biznesit të vogël, pasi sic u shpreh ai, “cdo muaj që kalon përkon me një rrënim që për shumë biznese mund të jetë i pakthyeshëm”. Po sipas Ramës, rruga për të dalë nga kjo gjëndje, është “ndërmarrja e një operacioni kompleks, ku me 23 qershor, cdo qytetarë, konsumator, i vetëpunësuar etj, me votën e tij, të frenojë rrënimin e ekonomisë, për të vijuar më pas me rilindjen e saj”.

Advertisement