Tiranë | Rama do të rikandidojë për Bashkinë e Tiranës

Friday, January 16, 2026

“Unë do të qëndroj kryetar i bashkisë së Tiranës”, tha Rama duke konfirmuar se do të kandidojë për mandatin e katërt. Kurse shtoi: “Unë do ta marr përsipër të qëndroj kryetar i Bashkisë për të gjithë ata që e kërkojnë këtë gjë nga unë, për të gjithë ata që më kanë çuar fjalën e tyre, veteranë apo të rinj, njerëz të afërt apo të largët. Për mua sot është një detyrim që e ndjej si pjesë integrale të kësaj beteje për t’u përballur në cdo hapësirë me këtë regjim. Do qëndroj kryetar i Bashkisë dhe, nuk ka dyshim që do votohem”. Gjatë një interviste në Top Channel, z.Rama ka sulmuar kandidatin e PD dhe pjesën tjetër të mazhorancës, duke e akuzuar atë si përgjegjës për krime, kur iu referua ngjarjes së 21 Janarit në të cilën disa persona të përfshirë në demonstratën e PS, sulmuan kryeministrinë dhe kryen akte kriminale dhe sulmuan forcat policore, një ngjarje ku njëkohësisht gjetën vdekjen katër persona të vrarë jashtë rrethimit të Kryeministrisë dhe ku dyshohet se u qëlluan nga forcat e Gardës. “Lulzim Basha është person në kërkim nga populli shqiptar për krimin e 21 Janarit”. Duke folur për katër të vrarët e 21 Janarit, z.Rama tha se ata nuk dolën në demonstratë për të marrë me forcë qeverinë e kusarisë siç e cilësoi ai mazhorancën e drejtuar nga Berisha. “Drejtësia është në një pozicion jashtëzakonisht të vështirë. Nuk mund të ketë drejtësi të pavarur në një vend të qeverisur padrejtësisht”, konsideroi z.Rama. Rama u ndal dhe në paradoksin sikundër tha, të faktit që ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, i cili pas aksidenti, shkoi të kurohej në një spital privat. “Këto zgjedhje janë një stacion në rrugën e popullit shqiptar”, tha Rama. Shpallja e kandidaturës erdhi pak orë pasi Lulzim Basha dha dorëheqjen si ministër i Brendshëm dhe dorëzoi mandatin e deputetit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -