I intervistuar nga një e përditshme shqiptare, Rama e lidh rikandidimin e tij me atë që ai e cilëson besimi dhe fuqia për ta udhëhequr në drejtimin e duhur Partinë Socialiste, por dhe si një detyrim ndaj shume njerëzve dhe bashkepuntorëve të afërt që e mbështesin në këtë hap. Rama deklaron gjithashtu se duhet të qëndrojë në krye të PS si një pengesë e pakapërcyeshme për atë që ai e cilëson pushtet korruptues të Sali Berishës, por dhe një pengesë të pakapërcyeshme të politikës së vjetër të trinomit Berisha-Meta-Nano, që sipas Ramës janë bashkuar për të dobësuar PS dhe të plackitur vendin. Në këtë intervistë, Rama iu jep përgjigje edhe zërave ndryshe brenda partisë së tij duke deklaruar se është krenar që pas një procesi zgjedhor që ai e cilëson dramatik për demokracinë në Shqipëri, partia që ai drejton është një hapësirë ku ka liri për ekpozimin e pikëpamjeve të ndryshme. “Por sipas Ramës është i rëndësishëm që ky debat të jetë emancipues dhe jo regresiv” dhe mendimi ndryshe sipas tij nuk duhet të nënkuptojë marrjen peng të organizatës nga pakica dhe ku askush nuk duhet “faktorizohet” për të marrë atë që nuk i takon përmes shkeljes së etikës së bashkëjetesës apo “kurajos” për të thyer rregullat . Rama shprehet njëherazi edhe për platformën e përgatitur nga Ben Blushi që synon ndryshime statuore. Rama deklaron se kongresi i 29 Gushtit duhet të vendosë për qëndrimin e PS ndaj zgjedhjeve dhe linjën e profilit të saj opozitar dhe nuk mund të trajtojë dot ndryshime statutore, të cilat kanë nevojë për një konsultim gjithëpërfshirës, sipas tij të shtrirë në çdo strukturë të bazës së partisë dhe padyshim të shtrirë edhe në një kohë dhe kjo kohë është e pamjaftueshme deri në 29 Gusht. “Nuk është e arsyeshme të ngrihet një “platformë” ndryshimesh statutore thjesht për të mbledhur firma delegatësh të kongresit të cilat nuk do bëjnë gjë tjetër vecse do pozicionojnë delegatët kundër njëri tjetrit” deklaron Rama. Kongresi sipas kryesocialistit duhet të ndajë cdo përgjegjësi për mosarritjen e fitores që padyshim gjendet sipas tij edhe brenda PS, por mbi të gjitha e atyre që e grabitën këtë fitore.

Advertisement