Tiranë – Rama, do të përshkallëzojmë protestat

Thursday, January 1, 2026

Gjithashtu Rama në deklaratën e tij, i kërkoi Berishës të provojë qoftë edhe një shpifje. “Gjatë gjithë javës së ardhshme do të protestojmë në gjithë vendin për krizën, e demokracisë, ekonomisë së familjes shqiptare. Ne jemi të bindur se Sali Berisha, po e çon vendin në greminë duke grabitur zgjedhjet, fshehur forcërisht të vërtetën në kutitë e mbyllura, thelluar gropën e korrupsionit, shpallur opozitën si mafia më e rrezikshme në Ballkan” tha Rama. Sipas tij, Berisha po terrorizon bizneset e vogla dhe të mëdha për të mbushur arkën e shtetit. Kreu i opozitës paralajmëroi se në vitin e ardhshëm protestat do të jenë masive deri në rivendosjen e normalitetit demokratik. “Sali Berishën e gënjen mendja se do të na zbrasë duke na gjuajtur me gurët e pagdhendura të politikës së vjetër, shpifjes sharjes. Ka marrë peng me vota të vjetra Parlamentin e qeverisë, dhe e gënjen mendje sa do të na marrë pengë të gjithëve përmes Parlamentit dhe qeverisë. Asnjë hap mbrapa nuk bëjmë, le të rrijë pa opozitën në Parlamentin e marrë peng.. Ne do rrimë jashtë atij Parlamentit dhe do të jemi me qytetarët në një betëjë për të drejtën e demokracië” tha më tej Rama. Kryesocialisti ka përshëndetur gjatë deklaratës së tij, ndërkombëtarët dhe përpjekjet e tyre për dialog por sipas Ramës, bojkoti unë nuk është shkaku i krizës së demokracisë dhe rënies së shtetit të së drejtës por vetëm një pasojë e kësaj krize, që dita ditës po cënon liritë dhe të drejtat e pacënueshme. “Që të ketë dialog Sali Berisha duhet të mbarojë monologun grotesk të luftës së opozitës mafioze dhe të mos bëjë sikur nuk kupton, që kërkesa jonë për hapjen e kutive nuk ka lidhje me gjykatën dhe vendimet e saj. Fundin e bojkotit nuk e kemi ne në dorë por shkaktari i tij Sali Berisha i cili duhet të pranojë menjëherë hapjen e kutitë për të futur opozitën në Parlament. Përshkallëzim të protestës popullore do të protestojmë pa pushim”, tha Rama. Kreu i opozitës i bëri thirrje policisë të mos bëhet mish për topat e pushtetit, dhe të mos dalë asnjë rast jashtë binarëve të ligjit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -