Tiranë | Rama: do hapim perspektivën e vendit

Lideri socialist Edi Rama, gjatë mbledhjes së sotme të grupit parlamentar, tha se garancia e vetme për një rrotacion është paprekshmëria e zgjedhjeve. Ai bëri thirrje për pjesmarrje të lartë në procesin e votimit, në mënyrë që rezultati të jetë i thellë, e si rrjedhojë i paprekshëm nga cdo mënyrë administrimit të tij. Duke shprehur siguri për një fitore të së majtës më 23 qershor, Rama deklaroi se “jemi e vetmja forcë dhe e vetmja mundësi për të ndryshuar imazhin e vendit dhe i vetmi lidership që hap perspektivën e shqiptarëve brenda dhe jashtë Shqipërisë”. Rama falenderoi deputetët për kontributin e tyre ndër vite, si dhe u kërkoj falje atyre për ndonjë gabim të mundhshëm nga ana e tij. Rama angazhoi publikisht grupin e deputetëve të trokasin në cdo derë, në fshat e qytet në funksion të një fitoreje dhe qeverisjeje e cila sipas tij, nuk do të jetë vazhdimi i një avazi që i barazon me cdo qeveri tjetër paraardhëse. Kur na ndjanë vetëm 53 ditë nga zgjedhjet e pritshme, të 23 qershorit, Rama u bëri thirrje shqiptarëve “të dinë të zgjedhin mes axhendës së reformave në shërbim të rilindjes kombëtare dhe politikës së rrënimit të qeverisjes aktuale”.

Advertisement