Tiranë – Rama: deri të Enjten kërkojmë zgjidhjen e krizës

Në një konferencë për mediat, Rama u shpreh se mazhoranca ka kohë deri të Enjten që t’i jap një zgjidhje krizës politike. Ai u shpreh se kreu i qeverisë ka dështuar në transparencën e zgjedhjeve, por duhet t’i jap vendit një mundësi për t’u integruar në Bashkimin Europian. “Sot Saliu ka provuar se i ka vjedhur zgjedhjet dhe se do që t’i vjedh ato përsëri. Ka provuar se përse Shqipëria ka mbetur pas në integrimin në BE dhe ka treguar se kush e ka fajin. Berisha ka zgjedhur të shkuarën. Sot në komision u refuzua gjithçka, madje edhe shumica dhe drejtimi i komisionit nga opozita, padiskutim edhe hetimi i materialeve”, tha Rama. Ai u shpreh se opozita nuk do të heq dorë nga kërkesa për transparencën dhe hetimin e zgjedhjeve të vitit të kaluar. Rama tha se asnjë herë nuk ka kërkuar rinumërim të votave.

Advertisement