Tiranë – Rama dënon raportin e Marti-t: është i mbushur me shpifje dhe baltë

“Ne do të unifikojmë qeverinë me përfaqësuesit e PD-së në Këshillin e Europës, kur të diskutohet në Asamble ky raport i mbushur me shpifje dhe me baltë, dhe do të bëjmë detyrën tonë ndaj së vërtetës për të kthyer mbrapsht këto shpifje dhe këtë baltë. Në pikpamjen tonë, hartuesi i këtij raporti është një sharlatant i cili i shtohet zogorisë së sharlatantëve që në histori kanë bërë keq, e shumë më keq për të goditur dhe dëmtuar shqiptarët dhe çështjen e tyre”. Kreu i PS është ndalur dhe tek kërkesat e opozitës, për hetim të zgjedhjeve, dhe duke filluar menjëherë hetimin parlamentar përmes një komisioni hetimor me shumicë nga opozita e nën drejtimin e opozitës, me një mandat të plotë hetimi për kutitë e materialeve zgjedhore. “Hetimi i zgjedhjeve është imperativ dhe për të hyrë në një proces normalizimi në funksion të proçesit normal të zhvillimit të demokracisë. Hapja e hetimit në datën 23 Dhjetor, dhe pse kjo është një cështje e lënë për çastin e fundit, tregon se nuk ka vullnet për zgjedhje. Do të ishte hapja e asaj rruge që mbetet e bllokuar që është rruga drejt Bashkimit Europian”. Më tej, Kreu i opozitës theksoi se përgjegjësi i vetëm për këto zgjedhje është kryeministri Berisha. “Saliu të gjej forcë që të ngrihet përtej mëndjes së shthurur që e ka karakterizuar pas zgjedhjeve, dhe të bëjë detyrën ndaj shqiptarëve dhe pse nuk e kanë zgjedhur e kanë sot kryeministër dhe që e kanë lënë në baltë Shqipërinë duke shkaktuar refuzimin e Komisionit Europian”. Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve ne lidhje me protestat, Rama e argumentoi këtë fakt me një fakt të vetëm: Protestat janë pjesë e opozitës pasi sot ka 1001 arsye për të protestuar.

Advertisement