Tiranë – Rama, Berisha ka shtuar pasojat e krizës ekonomike

Saturday, December 27, 2025

“Viti 2010 do të jetë viti i shpërfaqjes së plotë i krizës ekonomike, që ne e kemi paralajmëruar për kohë edhe me më shumë këmbëngulje në muajt e parë të vitit 2009 por fatkeqësisht as kambana jonë dhe as kambana e fondit monetar ndërkombëtar nuk u dëgjuan nga Sali Berisha i cili jo vetëm fshehu fillimin e krizës duke ja faturuar këtë kosto të shtuar si gjithmonë qytetarëve shqiptarë por bëri ekzaktësisht të kundërtën e asaj që duhet të bënte çdo kryeministër i përgjegjshëm për detyrën e tij, karshi popullit të vet. Berisha i shtoi dramatikisht pasojat e krizës, duke thelluar borxhet, duke bërë shpenzime të shfrenuara, para dhe gjatë fushatës elektorale, pa marrë asnjë masë antikrizë” tha Rama. Sipas tij, vitit 2010 do të jetë viti kur qytetarët shqiptarë të gjithë, përveç atyre që jetojnë brenda oborrit të familjes në pushtet, apo ka lidhje me të do të paguajnë faturën e papërballueshme të politikës gënjeshtër të borxheve pa logjik të lënies së vendit symbyllur drejt të tatëpjetës së një krize, që sapo ka filluar. Viti 2010 do të jetë viti i rizgjimit të njerëzve nga dhimbjet e një krize, që në fakt është projektuar me kohë. “Praktikisht ka mbaruar një cikël i sforcuar rritje reale, e shifrash të manipuluar brenda kufijve të një modeli ekonomik të ndërtuar gabim, e ka filluar një rënie agresive ekonomike” tha më tej Rama duke shtuar se statistikat janë shtrembëruar. Më tej kreu i opozitës deklaroi se qeveria nuk ka para për shpërblime, por Berisha bën bamirësi me shpërblimet.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -