Tiranë | Rama: barazia para ligjit është kthyer në utopi

rama

Kryesocalisti, duke iu referuar deklaratës së PD-së, e cila nënvizoi se Prokuroria nuk mund të ndalë dot hetimet e organizatorëve të 21 janarit, akuzoi mazhorancën për sulme ndaj organit kryesor të akuzës “Jo më larg se pak minuta më parë se ne të fillonim takimin, pushteti vijoi sulmin ndaj Prokurores së Përgjithshme, ndaj opozitës dhe së vërtetës së 21 janarit. Si është e mundur që BE të pranojë një vend ku pushteti, sulmon në mënyrë barbare Prokurorinë, ku Prokurorja e Përgjithshme kthehet në shenjestër për të penguar daljen se së vërtetës?! Si mund që BE të pranojë një vend, ku qeveria e vendit fshin provat dhe pengon hetimin, për të devijuar rrugën drejt së vëretës?!”, u shpreh Rama. Kreu i opozitës vlerësoi se kultura e pandëshkueshmërisë do e mbajë larg vendin nga standartet Europiane. “Është shumë e vështirë të thuash se ne mund të kemi një sistem drejtësie që të funksionojë në shërbim të qytetarëve. Barazia para ligjit sot është kthyer në utopi. Ashtu sikundër kultura e pandëshkueshmërisë është kthyer në një normë. Së fundi shoqëria shqiptare ka pasur më shumë se një provë për këtë. Kultura e pandëshkueshmërisë na mban larg standarteve europiane”,- theksoi Rama. Rama deklaroi se nga ndëshkimi i 21 janarit varet shteti i se drejtës. Për kreun e opozitës 21 janari është sfidë e shoqërisë. “Shoqëria përballet me sfidën e së vërtets së 21 janarit dhe ndëshkimin e atyre që vranë dhe urdhëruan vrasjet. Nuk lidhet vetëm me një porces hetimor dhe gjyqësor, por me fatin e drejtësisë në Shqipëri për vite të tëra. Është sfidë që do të tregojë që gjithë ai zinxhir provash dhe padrejtësisë, kanë krijuar mendimin se kultura e pandëshkueshmërisë është e pakthyeshme, sfida do jetë e nesërmja. 21 janari do të shërbejë si një kapak i vënë mbi gjithë sistemin e drejtësisë dhe si gurë i rëndë në themel të funksionimit të gjërave të Shqipërisë. Është vështirë të gjesh drejtësisë në dyert e gjykatave, kur vendi drejtohet nga padrejtësia”,- përfundoi fjalën e tij kreu i opozitës, Edi Rama.

Advertisement