“Dua ta theksoj shumë qartë. Unë kam propozuar vendosjen në statutin e PS-së të nenit që i ndërpret mandatin kryetarit në rast të humbjes së zgjedhjeve dhe që i imponon dorëheqjen e kreut të partisë. Mandati im është ndërprerë dhe unë jam një kryetar në detyrë dhe një kandidat për të udhëhequr PS-së për 4 vitet e ardhshme“, shprehet Rama. Më tej, ai thekson se do jenë anëtarët e kongresit të PS-së ata që do vendosin për të ardhmen e postit të kryetarit. “Jam një kandidat për këtë detyrë sepse besoj që populli shqiptar në 28 qershor nuk ka votuar kundër projektit tonë politik por largimin e Sali Berishës dhe deformimi i këtij vullneti bën që anëtarësia e PS-së të vendosë nëse ky projekt duhet të vazhdojë dhe nëse PS duhet të pranojë zgjedhjet e 28 qershorit si mjaftushmërisht të lira e të ndershme për të pranuar dhe humbjen e njohur legjitimitetin e kësaj qeverie, apo PS duhet të rezistojë ndaj kësaj maskaradë zgjedhore“, shton kryetari në detyrë i Partisë Socialiste”, tha Rama.