Tiranë – Rama, 8 dhjetori ditë historike për PSSH

Rama gjatë fjalës së tij e quajti një moment historik për Partinë Socialistë dhe për të gjithë anëtarët e saj, socialistë e progresistë, pranimin e forcës politike që drejton në gjirin e PSE në kongresin e Pragës. Edi Rama theksoi se ky është një ogur i mirë që erdhi pikërisht në një datë të shënuar 19 vjet pas daljes nga bunkeri komunist. “8 dhjetori i pardjeshëm ishte një ditë e shënuar historike për Partinë Socialiste. Partia jonë, me unanimitet të plotë, u pranua nga Kongresi i PES-it si anëtare me të drejtë vote në partinë e socialistëve dhe progresistëve evropianë. Sot ne kemi përfaqësuesin tonë edhe në presidencën e kësaj force të madhe të politikës evropiane” tha Rama. “Nuk do të ngurroja ta quaja ogurmirë futjen tonë në Partinë Socialiste Evropiane në 8 dhjetor, 19 vjet pas 8 dhjetorit që lëvizi derën e bunkerit ku Shqipëria qëndroi e ndryrë dhe krejt e izoluar nga Evropa e bota për thuajse gjysmë shekulli. S’ka dyshim s’e askush prej nesh atëherë, në ditët e ndryshimit të madh të epokave, s’mundej të parafytyronte dot shumë nga gjërat që ndodhin sot, kaq shumë vjet më vonë, kur me sytë e atëhershëm na dukej se pas njëzet vjetësh do të kishim mbërritur në hënë përderisa arritëm të dalim nga bunkeri i komunizmit” tha më tej kryetari i PS-së.

Advertisement