Ai u shpreh se programi i PS-së do të bëhet publik në gjithë vendin gjatë takimit me qytetarët. Duke folur për 21 janarin, Rama u shpreh se “nuk duhet të harrohet asnjëherë 21 janari dhe dëshmorët që u vranë atë ditë. Koha shqiptare e drejtësisë vërtetë ka mbetur në vend, por kurrësesi përgjithmonë. 21 janari tjetër po vjen dhe vrasësit enden të lirë nën uniformën shtetëore”, tha Rama. Kreu i PS-së u shpreh se homazhet do të zhvillohen bashkë me familjarët e viktimave. “Ne do të bëjmë bashkë me familjarët ceremoninë e 1 vjetorit të ndarjes nga jeta, një homazh ku janë të mirëpritur të gjithë ata që duan të vënë lulen e tyre”, tha Rama. Kreu i PS-së foli dhe për 100 vjetorin e pavarësisë ku i kërkoi kryeministrit që të anulojë vendimin që detyron mbajtjen e fotografisë ë Presidentit në çdo zytrë shtetërore. Rama u shpreh se fotoja e detyrueshme duhet të jetë ajo e Ismail Qemalit. “Do të kontribuojmë edhe për krentimin e 100 vjetorin me një plan publik, aq më tepër kur shohim butaforinë me të cilën po organizohet nga qeveria ky aktivitet”, tha Rama.