Tiranë – QSUT jep me koncesion shërbimin e pastrimit për të gjithë ambjentet

Angazhimin kryesor për këtë projekt, i cili është më i rëndësishmi dhe më seriozi i planifikuar të realizohet për këtë vit, e ka marrë drejtoresha e spitalit dhe sektori që kujdeset për investimet në shërbimet teknike. Shërbimi i pastrimit për klinikat e spitalit, për administratën, kirurgjinë dhe pavijonet në të cilat janë shtruar pacientët mendohet t’i kalohen një firme të specializuar që mund të përballojë të gjithë fluksin e punës dhe kërkesat që do të vendosë komisioni i vlerësimit të ofertave. Gjatë muajit prill do të nisë puna për vendosjen e kritereve, diskutimin e projektit por jo vetëm për dhënien me koncesion të pastrimit të spitalit, por edhe për blerje të mëdha që do të kryhen.

Advertisement