Rreth 60 përfaqësues nga “Shoqata e bregdetit” kërkuan nga qeveria shqiptare që të heqë ligji 7501, pasi ai nuk po zbatohet prej më shumë se 17 vjetësh. Sipas tyre ata kanë një kërkesë fare të qartë, qeveria t’u kthejë tokën pronarëve të vërtetë, dhe nëse kjo nuk ndodh pronarët do të bllokojnë rrugën kryesore në Borsh e më pas do të vazhdojnë me protesta të përshkallëzuara. “Jemi mbledhur këtu për të arritur të përcjellim zërin tonë në qeveri. Kjo nuk do të thotë që jemi kundër ligjeve të shtetit Shqiptar, por natyrisht duhet që tashmë toka të kthehet tek ai që i takon, pra pronari i ligjshëm. Borshi, ashtu si zona nga Palasë në Nivicë është një zonë turistike dhe si e tillë, shumë herë ka ngjallur interes, por tashmë pas 17 apo 20 vitesh duhet të zbatohet ligji i vërtetë, ai i kthimit të tokës tek pronari”, deklaroi në emër të shoqatës, Neptun Bajko. Pronarët shprehen se kanë përfituar banorë që nuk u takon toka vetëm duke u bazuar në ligjin 7501.