“Ky për ne është një vendim absurd sepse në Shqipëri mungojnë kapacitetet monitoruese dhe kontrolluese për vlerësimin e këtyre mbetjeve. Prandaj, një vendim i tillë i lë shteg zhvillimit të korrupsionit dhe interesave të pushtetit”, tha përfaqësuesi i Opozitës së Bashkuar, Edlir Petanaj, njëkohësisht kryetar i Partisë së Gjelbër. Sipas tij, ky vendim është marr në një mungesë të plotë transparence duke shkelur dhe Konventat ndërkombëtare. Ai shtoi më tej se politika antimjedis duhet të marrë fund. “Është koha për ti bërë thirrje ndërgjegjies qytetare dhe veçanërisht të rinjve, nënave dhe motrave që aq shumë sakrifikojnë për të rritur fëmijët e tyre që ti thonë ndal politikës së vjetër të shkatërrimit të mjedisit”, theksoi ai.


