Tiranë – “Mjaft” mbështet kërkesat e studentëve të mjekësisë

“Urdhri i ri i dekanit Alfred Priftanji sipas së cilit studentët me provime të mbartura duhet të kalojnë një vit stazh, bie ndesh me Kartën e Bolonjës sipas së cilës studentëve u duhen minimumi 30 kredite për të kaluar në vitin tjetër akademik. Nisur nga kjo, ne i cilësojmë kërkesat e studentëve si të drejta”, u shpreh Verdi Norja, përfaqësues i MJAFT. “Mjaft” ka kërkuar që për zgjidhjen e këtij konflikti të ndërhyjë Ministria e Arsimit. Sipas tyre, ajo s’duhet të lejojë që studentët e këtij fakulteti të humbasin një apo më shumë vite shkollore.

Advertisement