Tiranë – Qeveria shpërblen punonjësit e policisë

Në vendimin e publikuar dhe në websiten e Këshillit të Ministrave thuhet se vendimi parashikon që “lista me emrat e punonjësve të përcaktohet nga Ministri i Brendshëm”. Gjithashtu, vendimi parashikon që në buxhetin e miratuar për vitin 2009, Ministrisë së Brendshme t’i shtohet fondi prej 12 milionë lekësh, për shpërblimin e punonjësve që do të përcaktohen nga vetë Ministri i Brendshëm. Ky fond do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit.

Advertisement