Tiranë | Qeveria shpërblen punonjësit e Policisë së Shtetit dhe Gardës së Republikës

Lajmin e bëri publik zëdhënësja e kryeministrit Erla Mëhilli, e cila informoi se pagat do të jepen me propozim të Kryeministrit Sali Berisha. “Këshilli i Ministrave ka vendosur të shpërblejë të gjithë punonjësit e Policisë së Shtetit dhe Gardës së Republikës, të cilët morën pjesë në mbrojtje të institucioneve të vendit, me 1 pagë suplementare dhe punonjësit e plagosur të Policisë së Shtetit dhe Gardës së Republikës me 4 paga suplementare”, tha Mëhilli. Në vijim të deklaratës së saj, zëdhënësja e kryeministrit dënoi gjithashtu edhe gjuhën e përdorur sot nga kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama. “Jam këtu për të dënuar edhe gjuhën e përdorur nga organizatori i skenarit të dhunës e vrasjeve, i cili me një gjuhë të denjë vetëm për ata që ushtruan dje dhunën dhe që ishin paguar për të ushtruar dhunë, ofendoi forcat e rendit, që me heroizëm, trimëri dhe vetëmohim i treguan vendit dhe mbarë botës forcën e ligjit dhe funksionimin e shtetit ligjor”, tha zëdhënësja e kryeministrit.

Advertisement