Keshilli i Ministrave ka vendosur rritjen deri ne masen 60 per qind te trajtimit te invalideve, paraplegjikeve dhe tetraplegjikeve. Qeveria ka akorduar per paketen higjeno-sanitare te tyre shumen prej 160 mije leke, nga 120 mije qe ishte dhe gjithashtu eshte bere edhe akordimi falas i sasise prej 80 litra nafte ne muaj. Qeveria, tha Berisha, ka pasur nje qendrim mbeshtetes konstant ndaj tyre dhe ne asnje rrethane nuk heq nga fokusi dhe nga vemendja qytetaret me paaftesi te shkalleve te ndryshme. “Jemi bere deshmitare te nje greve te paraplegjikeve, qytetare qe perbejne ndoshta kontigjentin e qytetareve me te renduar”, ka deklaruar kryeministri Berisha.