Tiranë | Qeveria miraton marrëveshjen e huasë për projektin e rrugës Tiranë-Elbasan

qeveria

Ndërtimi i aksit të ri rrugor Tiranë – Elbasan është prioriteti i qeverisë shqiptare, dhe ai do të financohet kryesisht nga donatorë të huaj, thuhen në njoftimin e zyrës së shtypit të qeverisë. Fondi i Abu Dhabi-t është një nga financuesit e këtij segmenti, dhe do të investojë në projektin e madh një shumë prej 50 milionë dollarësh. Ndërtimi i rrugës Tiranë – Elbasan synon të rrisë në mënyrë efikase zhvillimin ekonomik dhe shoqëror në rajonet e Shqipërisë qendrore, jugore dhe më gjerë në të gjithë zonën juglindore të vendit. Sipas qeverisë, rruga synon të lehtësojë dhe përmirësojë, lëvizjen e trafikut, veçanërisht trafikut të rëndë në segmentin rrugor Tiranë – Elbasan, si një pjesë e Boshtit të Jugut. Me këtë rrugë përmbushen edhe kërkesat e trafikut në këtë aks rrugor duke u përputhur me kërkesat e Strategjisë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim.

Advertisement