Tiranë – Qeveria miraton krijimin e One Stop Shop për licencat në fushën energjetike

Duke përgëzuar Ministrin e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Genc Ruli dhe ekipin e tij për punën e kryer në këtë drejtim, kryeministri Berisha tha se për të arritur deri këtu është përdorur eksperienca më e mirë e siguruar tashmë nga kjo ministri në krijimin e One Stop Shop. Kryeministri informoi se në projektet e ardhshme bën pjesë edhe krijimi i një One Stop Shop për minierat. “Ky është një detyrim i cili vjen pasi Shqipëria bën pjesë në organizmin e vendeve, të cilat merren me transparencën e industrive, mbrojtjen dhe zhvillimin e mjedisit, nëpërmjet një trajtimi tepër kompleks të problemit minerar” tha Berisha. Sipas tij, krijimi i One Stop Shop për licencat në fushën energjetike, përbën një hap shumë të rëndësishëm, për klimën e biznesit në Shqipëri, duke ofruar lehtësi të mëdha dhe shmangur burokracitë për investitorët që lëvrojnë në këtë fushë.

Advertisement