Tiranë – Qeveria miraton hapjen e universitetit në Peshkopi

Sipas, kryeministrit ky vendim përbën një zhvillim jashtëzakonisht të rëndësishëm për jetën universitare të vendit, në mënyrë të veçantë për të rinjtë e zonave përreth. “Ky universitet është një ndihmë e madhe për këtë zonë. Të rinjtë e gjimnazeve të Peshkopisë, Bulqizës, Matit, por edhe të gjithë Shqipërisë do të kenë mundësinë të ndjekin studimet e larta në degë të universitetit të Durrësit në Peshkopi” tha Berisha. “Peshkopia, me ndërtimin e rrugës së Arbërit dhe rrugës që lidh Peshkopinë me Kukësin krijon hapësira shumë të mëdha për tregun. Tirana arrihet në një periudhë kohore rreth 1 orë. Prishtina arrihet edhe ajo në një kohë të shkurtër, po kështu edhe Shkupi. Pra nga një rajon i mbyllur shndërrohet në një nga rajonet më të hapura të vendit” shtoi më tej kryeministri.

Advertisement