Tiranë – Qeveria konsultohet më KE dhe presidencën ceke të BE për statusin kandidat

Sunday, December 14, 2025

“Përsa i takon Komisionit, ne jemi në kontakte të rregullta me vëndet potencialisht kandidate të tilla si Shqipëria dhe në këtë kontekst, cështja e ndonjë aplikimi të mundshëm është diskutuar disa herë gjatë muajve të kaluar, por i takon presidencës Ceke të bjerë dakort për të fiksuar një datë për dorëzimin e aplikimit”, ka deklaruar zëdhënësja e KE Cristina Nagy. Burime jozyrtare pranë presidencës ceke të Bashkimit Europian bëjnë të ditur se janë në dijeni që kryeministri Sali Berisha do të dorëzojë në 28 prill në Pragë aplikimin e Shqipërisë për statusin kandidat. Ndërsa Praga është shprehur pro nismës së Shqipërisë për të hedhur këtë hap në fund të mandatit të presidencës Ceke të BE, Komisioni duket më i vendosur kundër këtij aplikimi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -