Tiranë – Qeveria kërkon hua

Kjo shumë do të përdoret për financimin e defiçitit të buxhetit 2010. Gjatë një konference për shtyp ministri i Financave, Ridvan Bode u shpreh se deri tani kanë shfaqur interes kompani prestigjoze ndërkombëtare. Sipas tij këtij viti qeveria ka dalë në tregun ndërkombëtarë të bonove. 200 milion euro nga ky borxh do të shkojnë për të mbyllur kredinë sindikale të marrë një vit më parë nga qeveria në kulmin e krizës ekonomike. Huaja u mor me norma të larta interesi që shkonin deri në 13%. Pjesa tjetër e shumës do të përdoret për investime publike. Kredia pritet të bëhet efektive gjatë muajve të pranverës.

Advertisement