Tiranë | Qeveria gjermane mbështet me 1 milion euro Ministrinë e Ekonomisë

Saturday, January 17, 2026

Projekti do të sjellë përvojën e ekspertëve europianë, rajonalë dhe lokalë për të asistuar Grupet Ndërinstitucionale të Punës nën koordinimin e METE-s në përmbushjen e detyrave të tyre në procesin e integrimit. Projekti “Mbështetje për zbatimin e Legjislacionit Shqiptar të përafruar me atë Europian” u lançua sot në ambientet e Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës. Në fjalën e tij Zv.Ministri Bozdo falënderoi qeverinë gjermane dhe GIZ për ndihmën që ajo po i jep qeverisë shqiptare në përmbushjen e detyrimeve në procesin e integrimit evropiane. Bozdo u shpreh se, dhënia apo jo e statusit të vendit kandidat të BE-së nuk e pengon qeverinë shqiptare që të fillojë që tani punën në përgatitjen e saj për hapjen e negociatave. Ky projekt synon të mbështesë procesin e përafrimit të legjislacionit ekonomik shqiptar me acquis e BE-së, si dhe në fuqizimin e strukturave të nevojshme për zbatimin e tyre.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -