Tiranë – Qeveria do të rikthejë eshtrat e mbretit Zog

Këtë e pohoi në një konferencë për shtyp të jashtëzakonshme kryeministri Sali Berisha. “Qeveria shqiptare do të krijojë një komision shtetëror për rikthimin në Shqipëri të eshtrave të mbretit të parë të shqiptarëve në kohërat moderne, Zogu dhe anëtarëve të tjerë të familjes mbretërore”, deklaroi Berisha. Ai sqaroi se “Qeveria e merr këtë vendim, duke njohur Ahmet Zogun kryeministër, president dhe më vonë mbret i shqiptarëve, si arkitekt i shtetit modern shqiptar, si një personalitet me kontribut më madhor në formimin e shtetit shqiptar”. Më tej Berisha nuk i kurseu lëvdatat e tjera për mbretin Zog i Parë, kurse kritikoi Kongresin e Përmetit që tha se e përjashtoi meritën e Zogut. Gjithashtu Berisha foli dhe për arratinë e mbretit Zog që e quajti mërgim dhe evidentoi respektin që sipas tij kishin autoritetet franceze për të ndjerin, eshtrat e të cilit aktualisht prehen në Francë.

Advertisement