Tiranë | Qeveria autorizon KESH të marrë kredi

Tuesday, December 16, 2025

Vendimi është marrë në mbledhjen e qeverisë. Akti normativ i qeverisë u mor pasi situata hidrike në vend është jo e favorshme dhe vjen si pasojë e mungesës së reshjeve, të domosdoshme në këtë stinë edhe për prodhimin e energjisë. Vendimi përputhet, sipas qeverisë me prioritetin absolut të qeverisë për sigurimin e furnizimit të vazhdueshëm me energji për konsumatorët shqiptarë. Por, një tjetër vendim i rëndësishëm i qeverisë është dhënia me koncesion e shërbimit të mirëmbajtjes së autostradës Milot-Morinë. Këshilli i Ministrave miratoi vendimin “Për përcaktimin e autoritetit kontraktues për dhënien me koncesion të shërbimit të mirëmbajtjes, rehabilitimit dhe operimit të autostradës Milot-Morinë”, thuhet në vendimin e Këshillit të Ministrave. Autoriteti kontraktues propozohet të jetë ministria e Punëve Publike dhe Transportit, e cila ka bërë shqyrtimin dhe vlerësimin e projektit të propozuar për koncesion mbi bazën e analizës së rentabilitetit, fizibilitetit dhe të përshtatshmërisë financiare. Ky vendim, sipas qeverisë do të bëjë të mundur fillimin e procedurave për dhënien me koncesion të këtij projekti.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -