Tiranë – Qëndrat shëndetësore do i përdorin vetë të ardhurat dytësore

Këto para do të përdoren për investime nga vetë qëndrat shëndetësore. Drejtoresha e ISKSH-së, Elvana Hana, njoftoi vendimin që pritet të merret nga Këshilli i Ministrave për t’ia kaluar të ardhurat dytësore poliklinikave. Por mjekët kërkuan që në poliklinika të mundësohen të gjitha shërbimet, në mënyrë që njerëzit të mos jenë të detyruar t’u drejtohen klinikave private për analizat, duke paguar një faturë të lartë financiare. Nëpër poliklinika ka nisur shpërndarja e kompjuterave dhe printerave me qëllim krijimin e të dhënave për cdo pacient dhe sëmundjen që ai mbart. Ky proces pritet të nxjerrë jashtë përdorimit kartelat ku të dhënat e pacientit hidhen me dorë.

Advertisement