Tiranë – “Bankers Petroleum” nënshkruan marrëveshje 110 milionë dollarëshe

Bëhet me dijeni se 100 milionë dollarë prej tyre do të përdoren për planet e zhvillimit të “Bankers” në fushën naftëmbajtëse të Patos-Marinzës, ndërsa 10 milionë dollarët e tjerë do të përdoren për pastrimin dhe përmirësimin mjedisor të kësaj fushe. Të pranishëm në këtë ceremoni përveç përfaqësuesve më të lartë të “Bankers”, IFC dhe BERZH do të jenë edhe zv/kryeministri Ilir Meta, ministri i Ekonomisë Dritan Prifti dhe personalitete të tjera nga fusha e ekonomisë vendase.

Advertisement