Të raportuara nga Koorporata Elektroenergjetike Shqiptare në kuadrin e publikimit periodik të situatës në kaskadat e hidrocentraleve kryesore në vend, ato tregojnë se shënohet një ulje e nivelit të ujit në to. Sipas tyre, Fierza ka shënuar një rënie të saj prej 6 metrash, krahasuar me një ditë më parë. Ato tregojnë gjithashtu se prurjet në Fierzë llogariten 430 metër kub për sekondë, ndërsa derdhjet janë në nivelin prek 600 metër kub në sekondë. Ndërsa për hidrocentralin e Komanit Koorporata Elektroenergjetike Shqiptare njofton se aktualisht ai ndodhet në kuotën e 170.40 metrave, ndërsa kapaciteti i tij maksimal kap kuotën e 175 metrave. Ndërkaq, po nga të dhënat zyrtare mësohet se në Vaun e Dejës niveli është 74.33 metra, nga 76 metra që është maksimumi i lejuar. Kurse prurjet në këtë hidrocentral llogariten në 100 metër kub për sekondë dhe derdhjet janë 810 metër kub për sekondë.