“Shqipëria ka mbetur në klasë për përmbushjen e standardeve të nevojshme për mundësimin e lëvizje së lirë të shqiptarëve në BE. Qeveria Berisha ka dështuar në pajisjen e qytetarëve me dokumentat e identitetit me siguri të lartë, që do të thotë se procesi nuk ka qenë transparent. Qeveria Berisha ka dështuar në përmbushjen e standardeve për emigrimin dhe trafikun e paligjshëm, në ripranimin dhe menaxhimin e integruar të kufijve. Qeveria Berisha ka dështuar për sa i takon standardeve për rendin, sigurinë publike, për trafiqet, krimit të organizuar dhe korrupsionit. Qeveria Berisha ka dështuar në përmbushjen e standardeve për të drejtat dhe liritë themelore të njeriut dhe me fokus të veçantë për mbrojtjen e pakicave, veçanërisht komunitetit rom. Këto janë kushtet e paracaktuara nga KE, ku asnjëra prej tyre nuk mohon të drejtën e opozitës dhe gjithë shqiptarëve për të protestuar për votën e lirë”, tha Xhaçka. PS i bën thirrje qeverisë të mos dizinformojë publikun por të punojë për përmbushjen e standardeve të nevojshme për t’u mundësuar shqiptarëve lëvizjen e lirë në BE.