Tiranë | PS: të shmangim humbjem e statusit të kandidatit për herë të tretë

Saturday, January 17, 2026

Partia Socialiste shprehet se konkluzionet e Këshillit të BE-së për Shqipërinë janë një kuadër i plotë dhe kuptimplotë mbi defiçitin demokratik e institucional të vendit tonë. “Këto konkluzione tregojnë qartë se çfarë e ka lënë Shqipërinë mbrapa të gjithëve në rrugën e integrimit dhe çfarë duhet të bëjë pa humbur kohë Shqipëria, për të mos rihumbur për të tretën herë statusin e kandidatit për Bashkimin Europian”, thuhet në qëndrimin e selisë roze. Ndërsa duke gjykuar me shumë shqetësim qasjen vetëshfajësuese të palës tjetër ndërkohë që përgjegjësia madhore për dy dështime radhazi me statusin është qartësisht e qeverisë, Partia Socialiste nënvizon vullnetin e palëkundur të saj për të bërë gjithçka i takon që një dështim i tretë të shmanget.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -