Sipas Erion Braces në tenderin e uniformave blu të Policisë së Shtetit, një vendim i paqartë i qeverisë e rriti nga 3.5 milionë dollarë në 2004, në 6.5 milionë, duke cuar cmimin e një uniforme 866 dollarë. Po ashtu edhe taksa për TVSH-në mblidhet jo vetëm për familjet që prej vitesh nuk janë në shtëpi, po edhe për magazinat. Nënkryetari i grupit parlamentar socialist solli në vëmëndje dhe parregullsi në një tender për shërbimin e mirëmbajtjes së mekanizmave dhe paisjeve industriale të autoritetit portual Durrës, për një periudhë 5-vjecare, me vlerë vjetore 1 milionë dollarë pa TVSH, kur sic tha Brace një studim i vetë portit vlerëson këtë shërbim me gjysmën e kësaj shume.