Përmes një njoftimi për shtyp selia rozë shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe hidhërimin më të thellë për aksidentin tragjik, ku humbën jetën 9 bashkëqytetarë shqiptarë. “Kjo është një humbje që ka tronditur rëndë të gjithë shqiptarët. Mendjet dhe zemrat tona, thuhet në njoftim, shkojnë për të gjithë familjarët e viktimave si dhe për të gjithë burrat, gratë e fëmijët që ende në këto çaste po luftojnë me jetën dhe plagët e shkaktuara nga kjo tragjedi e rëndë”.