Tiranë – PS refuzon propozimin për zgjedhjen e Avokatit të Popullit

Deputeti i Partisë Socialiste, Saimir Tahiri, deklaroi gjatë një konference për shtyp se “Oferta e zonjës Topalli është njëkohësisht shenjë e dëshpërimit të pushtetit të Sali Berishës për të ndaluar me çdo kusht transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit”. Deputeti Tahiri e cilësoi ofertën e mazhorancës si një pazar politik, dhe jo një ofertë. Sipas deputetit socialist PS kërkon transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit, duke vlerësuar se ajo është mënyra më e mirë për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme në të ardhmen. Më herët Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli deklaroi në një prononcim për mediat se “Mazhoranca i propozon Partisë Socialiste të sjellë kandidatin për Avokatin e Popullit dhe ta votojnë në Parlament”, pas përfundimit të mandatit të Avokatit të Popullit, Ermir Dobjani.

Advertisement