Tiranë – PS reagon për ngjarjen e Orikumit

Në një deklaratë për mediat, Tahiri e ka konsideruar këtë ngjarje paaftësi të shtetit për të zgjidhur problemin e pronës. “Ngjarja që ka ndodhur në Orikum të Vlorës tregon se problemi i pronësisë vazhdon të mbetet peng i korrupsionit dhe paaftësisë së një qeverie që mendon vetëm për interesat e pushtetit të familjes e që udhëhiqet vetëm nga oreksi i familjes në pushtet. Sali Berisha duhet të jap llogari për katandisjen e pronës në plaçkë lufte të pushtetit, për nxitjen e metëjshme në Shqipëri të konfliktit për pronën mes njerëzve të pafajshëm dhe për vetë konfliktin mes institucioneve që nuk veprojnë në bazë të ligjit, por në bazë të urdhërave e orekseve të pushtetit”, u shpreh Tahiri. PS i ka bërë thirrje të gjitha palëve të përfshira në konflikt, policisë së shtetit dhe qytetarëve të pafajshëm të Orikumit, të ruajnë qetësinë dhe të kërkojne zgjidhjen ligjore të problemit të tyre të mprehtë.

Advertisement