Tiranë | PS reagon për deklaratat e Metës: ky është koalicioni i turpit e duhet të largohet

 Deputetja socialiste Olta Xhaçka, duke e cilësuar Ilir Metën si aktorin i videohajnisë, tha se Meta është ai që shiti 80 mijë vota opozitare për tu bërë pjesë e pushtetit që vodhi votat për të vjedhur Shqipërinë. Ajo i bëri thirrje Metës të mos vijojë më me këto deklarata në mbështeje të Berishës, pasi “nuk ka mbetur i madh e i vogël në këtë vend që nuk e ka kuptuar se ky është koalicioni i turpit e duhet të largohet. Sali Berisha e Ilir Meta s’mund të vazhdojnë të kthejnë Shqipërinë në kohës e partisë shtet”, tha Xhaçka. “Kusaria e Sali Berishës e matrapazllëku i Ilir Metës sot kërkojnë shpagimin kushtetues e ligjor e jo deklarata për shtyp pa bereqet. Ata janë partia në pushtet, ne jemi populli që kërkon shtet. Liria, barazia, vëllazërimi na bashkojnë sot me cdo shqiptar, të majtë e të djathtë, kundër kusarisë që vret për pushtet”, nënvizoi ajo. Në këtë kontekst, deputetja socialiste informoi se “përgjigja që kemi për Zotin Meta është se asgjë nuk e ndal popullin e asgjë nuk i shpëton kusarët”.

Advertisement