Ne nje reagim mbi funksionimin e sistemit te drejtesise, PS thote se ne kete sektor mungojne reformat dhe se perpjekjet e opozites per te ofruar pakte bashkepunimi kane deshtuar. Sipas kryetarit te komisionit te ligjeve ne PS, Ylli Manjani, kjo ka ndodhur pasi kryeministri dhe drejtesia jane te papajtueshme. Per 4 vjet, sipas Manjanit, qeveria ka prodhuar me shumice legjislacion anti-kushtetues dhe ligjet kane anashkaluar pushtetin gjyqesor per te forcuar pushtetin personal te shefit te qeverise mbi sistemin e drejtesise. “Ministria e Drejtesise e Sali Berishes prej 4 vitesh sillet me arrogance te pashembullt ndaj cdo gjykatesi e prokurori qe guxon te hetoje ceshtjet e korrupsionit te qeverise, duke bere qe ajo t’i ngjaje me shume nje bande kriminale”. “Ne keto kushte, vetem pas 28 qershorit ne do te mundesojme nje reforme reale dhe me konsensus te gjere te mbare publikut dhe grupeve te interesit”, eshte shprehur Manjani.