Tiranë – PS reagon, arka e shtetit është bosh

Në një konferencë për mediat, deputeti socialist, Erjon Braçe akuzoi sërish qeverinë se po fsheh gjendjen e financave në vend. Sipas Braçes, Bode mashtroi dhe nuk bëri transparencën e treguesve fiskal të 7 mujorit të parë, dhe detyrimi politik i socialistëve është bërja publike e shifrave. “Për tre javë u kemi thënë shqiptarëve se arka e shtetit është bosh. Dy herë rresht në më pak se një muaj, guvernatori i BSH, me gjuhën e tij ende përkëdhelëse ndaj qeverisë ka thënë se risku i një likuiditeti për qeverinë është i lartë. Treguesit e përkeqësuar të muajit korrik si dhe të 7 muajve të parë të vitit, tregojnë frikshëm se arka e shtetit është bosh” deklaroi Brace. Sipas PS-së fondi rezervë i qeverisë në 7 muaj është përdorur në masën 98%.

Advertisement