Tiranë – PS, qeset simbolizonin rrezikun ku gjendet shërbimi i pastrimit

“Kujt ia priste mendja në 8 dhjetor të vitit 1990 se pas 20 vjetësh qeverisja e këtij vendi do të qe një komedi dhe kryeministri që njësoj si Qazim Mulleti i komedisë do t’i trembej qeseve të mufatura të grave të pastrimit dhe do t’u turrte atyre policinë e shtetit?! Paniku i djeshëm nga qeset, që simbolizonin në fakt rrezikun ku gjendet shërbimi i pastrimit nga shkurtimi arbitrar i fondeve, si dhe gënjeshtrat e sotme për gjoja mbushjen dje të Tiranës me plehra, tregojnë se sa poshtë ka rënë qeveria e sa e trashë është bërë komedia” tha zëdhënësja e PS-së, Armela Imeraj.

Advertisement