Deputeti i PS, Sajmir Tahiri, dhe banorë të kësaj njësie kërkuan transparencë për procesin e hartimit të listave. “Ne jemi mbledhur për të kërkuar një të drejtë minimale. Njohjen me listat e votuesve dhe ne duhet të ndalojmë çdo manipulues me mercenarët ku Saliu dhe Luli i Saliut, kërkojnë të manipulojnë”, tha sot Tahiri. Ai deklaroi se kjo situatë do të vazhdojë nëse nuk ka një reagim nga ana e mazhorancës për të bërë transparencën e duhur në vend.


