Tiranë | PS: procesi po manipulohet nga KQZ

Wednesday, December 17, 2025

Në një prononcim për mediat Gjonçaj theksoi se largimi i vëzhgueses së PS-së në një nga tryezat e numërimit të votave u tentua të argumentohej ndryshe nga kryetari i KQZ-së. “Në dy kuti u gjetën të çara dhe vëzhguesi ynë konstatoi që mungonte zarfi me fletët e pavlefshme por kjo gjë u tentua të argumentohej ndryshe. Procesverbali në këtë kuti është hequr qëllimisht për të manipuluar procesin theksoi Gjonçaj. Gjithashtu Gjonçaj theksoi se përfaqësuesit e PS-së janë duke mbajtur shënime për të gjitha rastet e konstatuara me probleme të cilat do të jenë pjesë një raporti përmbledhës ku do të denoncohet çdo parregullsi. Ndërkohë më herët kryetari i KQZ-së Ristani ka akuzuar vëzhguesen e PS-së për mashtrim me shifrën e lexuar. “Për këtë që sapo the ti nuk meriton të jesh më në atë tavolinë numërimi”- ka thënë Ristani, duke kërkuar largimin e saj nga salla.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -