Sipas të dhënave paraprake nga kjo konferencë, e cila po fillon zhvillimin e saj në mjediset e Pallatit të Kongreseve, kanë mbërritur tashmë delegatë nga 12 qarqet e vendit, ndërkohë që bëhet e ditur se 7 pikat kryesore të programit, do prezantohen nga 7 drejtues të lartë të Partisë Socialiste. Këto pika janë arsimi, shëndetësia, drejtësia, kultura, ekonomia, jeta shoqërore dhe ruralizmi. E parashikuar të zgjasë për një periudhë 90 minutash, konferenca do të mbyllet me fjalimin e kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama. Ndërsa bëhet e ditur se Rexhep Meidani do t’i dorëzojë atij edhe librin e rekomandimeve nga fondacioni “Qemal Stafa”. Sipas Ramës, duke prezantuar këtë program, socialistët hapin edhe fletën e fundit të rrugëtimit drejt 28 qershorit. sot mblidhet Konferenca Kombëtare për Programin.