Tiranë – PS padit Ministrinë e Kulturës për abuzim fondesh

Burime nga selia rozë bëjne me dije se padia është dorëzuar nga deputeti socialist Saimir Tahiri dhe ajo akuzon funksionarët e ministrisë për shpërdorim të fondeve të akorduara për Qendrën Ndërkombëtare të Kulturës “Pjetër Arbnori”. Burimet bëjnë me dije se socialistët kërkesën e tyre e mbështesin në pesë pika kryesore. Sipas tyre konsiderohen si të humbura fondet e akorduara nga Ministria e Kulturës për projektin e adaptimit dhe shndërrimit të Piramidës në teatër dramatik kombëtar. Fondi i paguar deri në këtë fazë të punimeve sipas PS kap shifrën e 2 miliard lekëve. Ministria e Kulturës sipas kësaj padie penalizohet për prishje të njëanshme të kontratës. Për këto arsye Partia Socialiste i kërkon Prokurorisë së Përgjithshme të ndjekë penalisht për shpërdorim të fondeve të gjithë funksionarët që do rezultojnë përgjegjës.

Advertisement