Kërkesa për ngritjen e komisionit hetimor do të dorëzohet në seancën e sotme të Kuvendit. Burime nga selia rozë bëjnë të ditur se kërkesa është hartuar nga deputetët Gazmir Bizhga dhe Erjon Braçe ndërsa është firmosur nga të gjithë deputetët e Grupit Parlamentar të PS-së. Baza e hetimit do të jenë vërejtjet e bëra në opinionin e Komisionit Europian në lidhje me funksionimin e Kuvendit dhe drejtimin e tij. Ky komision pritet të ketë në qendër të aktivitetit të tij Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli.