Tiranë | PS: ministri Basha ka krijuar kushtet për lulëzimin e krimit

taulant balla

Sipas tij vetëm dy ditët e fundit kanë ndodhur tetë vrasje dhe për këtë ai akuzoi sërish ministrin e Brendshëm Lulzim Basha, duke thënë se edhe ai vetë është një person i shpallur në kërkim dy herë nga drejtësia, një herë për vjedhjen e 230 milionë eurove dhe një herë për vrasjen e katër qytetarëve të pafajshëm. Nderkaq ai tha se për faj të Lulëzim Bashës janë humbur kaq jetë, madje edhe ato të dy ditëve të fundit, pasi shtoi se ministri i Brendshëm i ka krijuar të gjitha kushtet që të lulëzojë krimi i organizuar, trafiku, korrupsioni si dhe vjedhjet dhe aksidentet rrugore. Balla vijoi duke thënë se, “Ky pushtet i Saliut dhe Lulit sot është njehsuar me krimin, kusarinë, matrapazllëqet dhe trafikun, edhe për këtë fajin nuk e ka askush tjetër veç Saliut”. Deputeti socialist theksoi se fakti që ministri Basha, në 21 Janar urdhëroi vrasjen e katër shqiptarëve, vetëm se ata protestonin, dhe kjo sipas tij nuk tregon tjetër gjë vetëm faktin se bilanci i sigurisë në Shqipëri do të jetë tragjik. Ai akuzoi gjithashtu gjithë shtetin duke thënë se është njehsuar me pushtetin.

Advertisement